Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje ndërsa vendi ka frikë nga një valë e re e coronavirusit e ushqyer nga varianti më ngjitës Delta.
Tipi i virusit, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, tani përbën shumicën e infeksioneve të reja në vend, sipas autoriteteve shëndetësore.
“Ne jemi në fillim të diçkaje që duket si një valë epidemie”, citohet të ketë thënë ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.
Ndërsa numri i të shtruarve në spitale vazhdon të bie me 947 persona në kujdes intensiv, infeksionet e reja po rriten.
Ndryshe, të dielën, Franca raportoi 4,256 raste të reja krahasuar me 2,549 vetëm një javë më parë.
Por, rastet e reja mund të rriten “mbi 20,000 në fillim të gushtit nëse nuk veprojmë”, ka paralajmëruar Véran.
Në këtë kontekst, kreu i shtetit pritet të shpallë kufizime të reja të mundshme vetëm disa ditë pas heqjes së tyre.
Klubet e natës u rihapën në të gjithë vendin të premten për herë të parë në 16 muaj, një hap i fundit në kthimin në normalitetin para-pandemisë.