Dasmat në Kosovë do të lejohen të mbahen deri në orën 01:00, dy orë më shumë se sa orari aktual, shkruan Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
“Jemi në dakordim me Minstrinë e Shëndetësis, kemi pasur përfaqësuesin tonë aty, jemi në konsultime, në kuadër të bisedimeve të vazhdushme që kemi pasur, kshtu që sot jemi te njoftuar, që prej të mërkurës hynë në fuqi zgjatja e orarit” ka thënë ai për gazetën Enigma.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe me anë të një postimi të OHT-së në Facebook, ku jipen detajet më të hollësishme mbi këtë vendim. /Gazeta Engima/.
Njoftimi i plotë:
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri. ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021! Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.