Këta janë pesë personat më të votuar në LDK nga diaspora

Këta janë pesë personat më të votuar në LDK nga diaspora

Teksa ende po vazhdon numrimi i votave të diasporës, deri më tash nga numërimi i 44.19% të votave, LVV është duke prirë me 81.89% të votave, raporton Gazeta Enigma.

Pas saj e dyta radhitet LDK me 7.21% të votave dhe e treta PDK me 5.75% të votave.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku deri tani ka marrë 255 vota. Kandidatja e dytë më e votuar është Hykmete Bajrami me 156 vota.

Kandidati tjetër më i votuar është Kujtim Shala me 149 vota, pastaj kandidatja Doarsa Kica Xhelili me 143 vota.

I pesti kandidat më i votuar në listën e LDK-së është Anton Quni, me 120 vota.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, teksa rezultatet aktuale nga votat e diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Related Articles