Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gjakova që jetojnë në diasporë.
Në rezultatet preliminare, deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës po prinë me 517 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 318 vota.
AAK deri më tani ka marë 53 vota, IRDK ka marrë 33 vota ndërsa PDK ka marrë 21 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gjakovës që kanë votuar përmes postës janë 4156.