Kosovës i është konfirmuar akreditimi i atasheut të mbrojtjes në Japoni.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.
“Republika e Kosovës sot ka pranuar zyrtarisht notën verbale nga Japonia, përmes së cilës konfirmohet akreditimi i atasheut të mbrojtjes së Kosovës në këtë shtet mik. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, duke thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.