Krerët e shtetit arrijnë në Prekaz për homazhe

Krerët e shtetit arrijnë në Prekaz për homazhe

Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit sot bënë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Edhe aktivitete të tjera parashihen për ditën e enjte.

10:00 – Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;

10:00 – Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;

12:00 – Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;

19:00 – Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

Në çdo përvjetor të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Related Articles