Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që kishin mbërritur në SHBA duke ikur nga lufta.
Të paktën kështu ka thënë për Reuters një zyrtar i lartë i Trumpit dhe tri burime të njohura me këtë çështje, transmeton Gazeta Enigma.
Vendimi do t’i vinte ukrainasit në një rrugë për dëbim të shpejtë nga SHBA-ja.
Lëvizja, e pritshme që në prill, do të ishte një ndryshim drastik i mirëseardhjen së ukrainasve nën administratën e presidentit, Joe Biden.
Heqja e statusit për ukrainasit ishte duke u planifikuar përpara se Trumpi të grindej publikisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky javën e kaluar.
Vendimi është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për t’i hequr statusin ligjor më shumë se 1.8 milionë emigrantëve të lejuar të hyjnë në SHBA sipas programeve të përkohshme humanitare të lirimit me kusht, të nisura nën administratën Biden, kanë thënë burimet.
Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Tricia McLaughlin ka thënë se departamenti nuk ka njoftim zyrtar tani për tani.
Një urdhër ekzekutiv i Trumpit i lëshuar më 20 janar bën thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të lirimit me kusht.
Administrata planifikon të revokojë lirimin me kusht për rreth 530,000 kubanë, haitianë, nikaraguanë dhe venezuelianë.
Emigrantëve të cilëve u është hequr statusi i lirimit me kusht mund të përballen me procedura të shpejta të dëbimit, sipas një emaili të brendshëm të ICE të parë nga Reuters.