Rrahje mes të rinjve në veri, Policia jep detaje të reja

Rrahje mes të rinjve në veri, Policia jep detaje të reja

Policia ka njoftuar se një grup prej katër personash të nacionalitetit serb, ka sulmuar të enjten mbrëma disa të rinj shqiptarë, raporton Gazeta Enigma.

Rastu ka ndodhur në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë, ku dy prej të rinjve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës personat e përfshirë në këtë rast, janë arrestuar.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur). Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Personat e përfshirë në këtë incident janë të mitur, ndërsa vetëm një prej tyre dyshohet të jetë 18-vjeçar. / Gazeta Enigma.

Related Articles