Vizita e Mark Rutte në Kosovë, në këto rrugë do të ndalohet qarkullimi

Vizita e Mark Rutte në Kosovë, në këto rrugë do të ndalohet qarkullimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një vizitë dyditore, teksa me ardhjen e tij disa rrugë do bllokohen në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, teksa bënë të ditur se në kohë të caktuara në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi, teksa qytetarët do duhet të përdorin rrugë alternative.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në njoftim.

Related Articles