Zhvillimet në rajon, Osmani takohet me Këshillin Atlantik të Veriut

Zhvillimet në rajon, Osmani takohet me Këshillin Atlantik të Veriut

Me ardhjen e sekretarit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte, i cili gjatë ditës së sotme u takua me krerët e shtetit, edhe Këshilli Atlantik i Veriut është duke zhvilluar një sërë bashkëbisedimesh, raporton Gazeta “Enigma”.

Në orët e pasdites, presidentja e vendit, Vjosa Osmani u takua me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, e më pas ajo vazhdoi takimet me Këshillin Atlantik të Veriut.

NAC-ja shkoi në zyrën e presidentes Osmani, për të biseduar rreth zhvillimeve që po ndodhin në rajon.

Derisa, pas takimit Osmani u shpreh në rrjete sociale, se forcat e NATO-s kanë rëndësi në sigurinë e rajonit, jo vetëm të Kosovës.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, tha ajo.

Related Articles