Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalimin e presidentit të Republikës Srspak, Milorad Dodik, kryeministrit Vishkoviq, dhe kryetarit të parlamentit, Stevandiq.
Ndalimi do bëhet me qëllim që ata të merren në pyetje, njofton Radio Televizioni i Republikës Serbe.
Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.