Sonte ndeshje Atletico-Real, kush do ta zë një vend në çerekfinale?

Sonte ndeshje Atletico-Real, kush do ta zë një vend në çerekfinale?

Sonte në kuadër të “Champions Leaugue” do të ballafaqohen në orën 20:45 Atletico Madrid me Real Madridin, kjo përndryshe konsiderohet edhe një betejë për më të fortin e Madridit.

Të dyja këto skuadra po e dëshirojnë biletën për në çerekfinale, derisa nga loja e parë që u ndeshën në “Los Blancos”, kanë epërsinë prej 2-1.

Nga ndeshja e parë, “Los Blancos” kanë një epërsi minimale prej 2:1.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Diego Simeones do të arrijë ta rikthejë disavantazhin nga “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq, ky nuk ballafaqimi i vetëm për mbrëmjen e sotme.

Faktikisht, këtë natë të zjarrtë do ta fillojë Lille me Dortmundin, duke filluar prej orës 18:45.
Ndeshja tjetër spektakolare është edhe ndërmjet Arsenalit me PSV, nga ora 21:00.

Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është ndeshja mes Aston Villas dhe Club Brugge-it. Në ndeshjen e parë si mysafirë, anglezët fituan me rezultat 1:3, ndaj ekipit ku luan edhe Ardon Jashari.

Related Articles