Markov, këshilltari i Putinit: Bideni ishte armik, Trumpi rival

Markov, këshilltari i Putinit: Bideni ishte armik, Trumpi rival

Këshilltari i presidentit rus, Sergei Markov, është shprehur se raportet në mes të liderit të Kremlinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, mund ta bëjnë dallimin në negociatat për armëpushim në Ukrainë.

Siç ka thaksuar ai për BBC, raportet Trump-Putin dallojnë shumë në raport me ato me ish-presidentin amerikan, Joe Biden, transmeton Gazeta Enigma.

“Bideni ishte vetëm armik. Trumpi është rival”, ka thënë ai.

Markov ka pranuar se propozimi amerikan për armëpushim 30-ditor i ka shtuar Putinit “dilema” duke thënë se shoqëria ruse “është e lodhur nga lufta dhe dëshiron paqe”.

Në bisedimet e mbajtura në mes të përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas të martën në Arabinë Saudite, Ukraina u pajtua për propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor me Rusinë. E SHBA-ja vendosi ta rikthejë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë pas takimit se tani “topi është në anën e Rusisë”. /Gazeta Enigma

Related Articles