Sot më 13 mars janë bërë pesë vjet që nga dy rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë.
Atëkohë u konfirmuan rastet e para me koronavirus, një 20-vjeçare, shtetase italiane e angazhuar me punë në Klinë dhe një 77-vjeçar nga Vitia.
Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, vendi u mbyll dhe qytetarët u përballën me karantinimin.
Ndërkaq pas disa muajsh situate të vështirë pandemike u përhapën edhe variante të reja të këtij virusi si ai DELTA, më pas DELTA PLUS e Omicron, që bënë kërdi në gjithë botën.
Rasti i parë me koronavirus në botë llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019 në Kinë. Sipas të dhënave, një 55-vjeçar nga provinca Hubeu mund të jetë personi i parë në botë i infektuar me COVID-19.
Më 11 mars 2020, OBSh-ja e shpalli virusin pandemi.