Avokati i njohur tregon se si mund të zhbëhet Gjykata Speciale

Avokati i njohur tregon se si mund të zhbëhet Gjykata Speciale

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale mund të zhbëhet para të përfundoj punë e saj me ndaljen e fondeve.

Sipas tij kjo duhet të bëhet nga të gjitha shtetet.

“Në atë moment që ua ndal fondet, por gjitha shteteve, nuk është me rëndësi që Amerika me Trump i ka ndal përkohësisht, por shtetet tjera evropiane janë krejtësisht vullnetare. Askush nuk e detyron me dhënë fonde të caktuara për me funksionua Gjykata Speciale”, ka thënë ai në Tëvë1.

Gashi ka thënë se kjo gjykatë është anti shqiptare. Sipas tij me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, vendi nuk do të ketë as dosje për proceset që janë bërë në këtë gjykatë.

Duke folur për vizitën e Thaçit të enjten që i bëri babait të tij që është i shtrirë në QKUK, ka thënë se refuzimi që i është bërë tri herë ka qenë shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, shkelja më e madhe i është bërë Nasim Haradinajt, të cilit nuk ju dha leja të merrte pjesë në varrimin e vëllait.

Related Articles