Gjilani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një humbje e thellë nga Malisheva dhe synon t’i kthehet fitores, pasi pati një seri prej katër fitoresh dhe një barazimi në pesë ndeshjet e para të pranverës.
Në anën tjetër, ekipi i Jean Michel Cavallit nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e para të sezonin pranveror dhe do të bëjë të pamundurën për të marrë tri pikët e para.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi; Taipi, Shabani; Bilalli, Prapashtica, Basa; Jarovic;
Prishtina: Nika; Limani, Vitija, Raqi; Yakubu, Llugiqi, Halili, Gallapeni; Bytyqi, Gnapi, Kryeziu;