Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të fusë rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, sasia e naftës është gjetur pas kontrollit në brendësi të fugonit me të cilin po kalonte i dyshuari.
“Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë’ dhe ‘Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kapur i dyshuari.