Nisin përqarjet në LDK? – Hoti kërkon lidership të ri

Nisin përqarjet në LDK? – Hoti kërkon lidership të ri

Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas shpalljes së rezultatit zyrtar zgjedhor ka thënë se “LDK-ja ka nevojë për lidership të ri”, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se rezultati zgjedhor i LDK-së nuk është i kënaqshëm e as i përafërt me atë që kemi shpresuar “pas katër vitesh përgatitje”.

“Prandaj, për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Nuk ka rrugë tjetër për rikthimin e besimit në LDK. LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja. LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë. LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë” ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai madje ka ngritur dilema se ka pakënaqësi brenda partisë, duke kërkuar që t’i lënë anash ato dhe “t’i përkushtohemi fuqizimit të LDK-së për interes të Kosovës”. / Gazeta Enigma.


Related Articles