Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Islandës, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.
”Dardanët” para tifozëve vendas, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shënuan fitore me rezultat 2-1, .
Lumbardh Dellova i dha epërsinë ”Dardanëve”, me një supergol të shënuar në minutën e 19-të.
Tre minuta më vonë, Orri Oskarsson barazoi shifrat në 1-1.
Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elvis rexhbeçaj, në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, djelmoshat tanë janë një hap larg që të kualifikohen në Ligën B të Ligës së Kombeve, por duhet të pritet edhe ndeshja kthyese ndja Islandës, e cila zhvillohet të dielen në Murcia të Spanjës, më fillim nga ora 18:00.