310 pacientë kërkuan ndihmë në 24 orët e fundit në Deçan

310 pacientë kërkuan ndihmë në 24 orët e fundit në Deçan

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, është deklaruae sot lidhur me gjendjen e pacientëve që po dyshohet se janë helmuar nga uji në Deçan, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka njoftuar se 310 pacientë janë lajmruar në qendrat ambulantive në këtë Komunë që kanë simptomat e njëjta gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 korrik deri më 14 janë gjithsej 1062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, ka thënë ai në një konferencë të shkurtë për media./Gazeta Enigma.

Related Articles