Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pret student nga Universiteti i Bostonit “Northeastern University”, i njofton me gjendjen e pakicave në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pret student nga Universiteti i Bostonit “Northeastern University”, i njofton me gjendjen e pakicave në Serbi

Në një takim të organizuar në selinë e Parlamentit të Serbisë, deputeti shqiptar Shaip kamberi, ka pritur një numër studentësh nga ShBA.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për takimin e tij me studentët e universitetit “Northearstern University”, nga Bostoni i ShBA-ve, me të cilat ka bashkëbiseduar për gjendjen e pakicave në shtetin Serb, si dhe cështje tjera në funksion të ndërtimit të stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Prita sot në Parlament studentet e “Northeastern University” nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkëbiseduam mbi gjendjen e pakicave në Serbi, demokracinë dhe mungesën e saj në vend”, ka shkruajtur ai.

Prita sot në Parlament studentet e "Northeastern University" nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara të…Posted by Shaip Kamberi on Wednesday, July 14, 2021

Kamberi më tej ka theksuar se ka informuar ata lidhur me rëndësinë e marrëveshjes Kosovë – Serbi, si dhe një sërë cështjesh tjera, të cilat ka thënë se janë të rëndësisë esenciale për demokratizimin e një shoqërie.

“Informova studentët për rëndësinë e arrtijes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë si parakusht i ndërtimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Me studentët bashkëbiseduam edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen bashkëmoshatarët e tyre të pakicave nacionale këtu, qoftë me nostrifikimin e diplomave apo me integrimin në shoqëri”, ka përfunduar ai.

Related Articles