Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, priti zëvendës ambasadorin e Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën Tatsuya Machida. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK, raporton Gazeta Enigma.
Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.
Ministri (zëvendës ambasadori) i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim – shpëtimit./Gazeta Enigma/