Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton për takim

Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton për takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, të cilën e fton për konsultime para konstitumit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Teksa nuk dihet nëse të njëjten letër ua ka dërguar edhe partive tjera, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, me vendim të presidentes Vjosa Osmani.

Related Articles