Një salmonele e gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol” në Shqipëri ka ngritur alarmin e sigurisë së mishit edhe në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, filloi kontrollet menjëherë për mishin që importohet nga Brazili në Kosovë, kështu ka njoftuar zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.
Por nga AUV potencojnë se pas rezultateve të analizave “mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurtë”.
“Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike. Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai që ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, kanë thënë nga AUV.
LEXO EDHE: AUV: Është urdhëruar që të mos del në treg asnjë produkt i cili është në stok i mishit brazilian
sipas tyre “Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se “gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte”
“Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”.