Kurti regjistrohet si deputet, s’flet për formimit të Qeverisë

Kurti regjistrohet si deputet, s’flet për formimit të Qeverisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak çastesh është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ky hap i tij erdhi në kuader të regjistrimit të deputetëve të VV-se të cilët kanë siguruar mandatet.

Ai pas regjistrimit, nuk ka folur para mediave i cili u pyet për formimin e Qeverisë.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025.

 Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.  / Gazeta Enigma.

Related Articles