Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur një aksion në tre komuna, Pejë, Istog dhe Klinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ende nuk dihet arsyeja e zhvillimit të këtij aksioni.
Mësohet se i arrestuar në këtë aksion është një inspektor i ndërtimit në komunën e Pejës me inicialet B.M. Prokuroria pritet të mbajë edhe konferencë për media ku do të jepen më shumë detaje lidhur me aksionin në fjalë.
Zyrtarja për Informim në komunën e Klinës, Samije Gjergjaj, ka konfirmuar për Express, se ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.
“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”, ka thënë aj.