Superliga, sot përballen Dukagjini dhe Suahareka

Superliga, sot përballen Dukagjini dhe Suahareka

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar dhe xhiro e 29-të do të startojë sot në Albi Mall Superligë.

Në program është vetëm një ndeshje dhe ajo do të luhet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Dukagjini është nikoqir i Suharekës, një ndeshje ku dy skuadrat duan vetëm tre pikët për objektivin që kanë mbijetesa.

Në tre ndeshje të luajtura këtë stinor, dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një tjetër sfidë është kryer baras.

Dukagjini synon tre pikët që ta shtojë epërsinë në gjashtë pikë ndaj suharekasve.

Në anën tjetër Suhareka synon të mos mposhtet në Klinë.

Dueli mes Dukagjinit dhe Suharekës fillon nga ora 15:00.

Related Articles