Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e sotme të ekzekutivit, nga ku ka potencuar kompetencat aktuale të Qeverisë në detyre, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se sipas ligjit, pavarësisht dorëheqjes nga pozitat ekezkutive, mbeten “Qeveri kujdestare”, ndonëse sipas tij është kërkesë dhe inistim “i pamatur për ta lënë shtëpinë pa Zot shtëpie”.
“Është kërkesë dhe insistim i pamatur për të lërë shtëpinë, pa zot shtëpie”, tha Kurti pas situatës së krijuar dje në Kuvendin e Kosovës.
“Krahas përmbushjes së mandatit të plotë, që na bënë në rol kujdestar deri në formimin e Qeverisë unë në emër të kabinetit qeveritar dje i jam drejtuar Kuvendit të Republikës sonë përmes së cilin e kam njoftuar për statusin e Qeverisë sonë pas datës 23 mars, 2025, dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do ishte braktisje e institucioneve, do ishte vakum institucional, do ishte papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare”, tha ai.
Tutje ai citoi nenet e Ligjit për Qeverinë, i cili siç tha ai “ia mundëson atij t’i ushtroj kompetencat ekzekutive, por në një masë të kufizuar”.
“Ligji për qeverinë e bënë të qartë, se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtroj përgjegjitë e saj nëni 30, ndonëse të kufizuara, neni, 31 deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare janë plotësisht të lejueshme madje të detyrueshme sipas ligjit. Pra ne kemi funksione të kufizuara, por asesi nuk mund të ketë ndalim qeverisjeje”.
Tutje Kurti i fajësoi partitë opozitare për pamundësinë e konstituimit të Kuvendit.
“Konstitutimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK, nuk votuan për verifikimin e mandateve si deputet. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria është në detyrë, dhe i dorëhequr efektivisht nga 23 marsi, kur kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takon të pushtetit në përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksoi Kurti.
Ai përmendi edhe rastin e ish presidentit Hashim Thaçi, dhe Ramush Haradinaj. / Gazeta Enigma.
Kurti për opozitën: Po insistojnë ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie
