Sot sërish do të tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Seanca do të vazhdojë nga ora 12:00.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë paralajmruar prezencën e tyre në Kuvend sot.
Ata do të kërkojnë sërish dorëheqjet e qeveritarëve.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i tha Gazetës Express dje se “asgjë nuk ka ndyshuar” sa i përket kërkesës për dorëheqjen e qeveritarëve, duke konfirmuar se këtë do ta kërkojnë edhe sot.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kjo parti “do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës”.
“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, shkroi ai dje në një postim në Facebook.