Atleti suedez i kërcimit me shtizë, Mondo Duplantis, gjimnastja amerikane Simone Biles dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal u nderuan të hënën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve sportive Laureus në Madrid.
Dy herë fituesi olimpik dhe mbajtësi i rekordeve botërore (6.27 metra) u zgjodh atleti i vitit, duke u bërë sportisti i dytë që fiton çmimin prestigjioz pas legjendës së sprintit Usain Bolt.
25-vjeçari Duplantis festoi përpara fituesit të vitit të kaluar Novak Djokovic, kampionit botëror të Formula 1, Max Verstappen dhe notarit francez Leon Marchand.
Gjimnastja amerikane Simone Biles mori çmimin Sportistja e Vitit për herë të katërt në karrierën e saj pasi fitoi tre medalje ari dhe një argjendi verën e kaluar në Lojërat Olimpike në Paris.
Pas sezonit në të cilin fitoi Euro 2024 me Spanjën me vetëm 17 vjeç, Yamal u emërua zbulimi botëror i vitit përpara fenomenit francez të basketbollit Victor ëembanyama.
Real Madridi u nderua me trofeun e ‘Skuadrës së Vitit’ pasi fitoi Ligën e Kampionëve të 15-të vitin e kaluar dhe një kurorë të trefishtë historike (La Liga, Liga e Kampionëve, Superkupa e Spanjës).
Legjenda e tenisit, Rafael Nadal mori një çmim special “Ikona sportive”, ndërsa surferja amerikane Kelly Slater, 11 herë kampione e botës, mori vlerësimin për karrierën e saj.