Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi, i cili ishte kryetari i parë i kryeqytetit pas luftës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama.
Përmes një postimi ai ka vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të Gashit për kryeqytetin dhe vendin në një kohë sfide.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës. / Gazeta Enigma.