Sot mbahet konferenca pë ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot mbahet konferenca pë ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në konferencën që nis nga ora 10:00, do të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Related Articles