Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur sot sërish nga gazetarët lidhur me qëndrimin e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për pozitën e kryeparlamentarit, raporton Gazeta Enigma.
Gazetarët e pyëtën Kurtin nëse do ndryshojnë qëndrim, pas kundërshtimit të qartë të partive opozitare për emrin e Albulena Haxhiut, por ai e injoroi pyetjen.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rugovës punojnë tokën, e shiu është për bereqet”, tha Kurti me ironi.
Kujtojmë se dje përmes një aksioni simbolik, gazetarët “protestuan” për mostransparencën e Kurtit lidhur me bllokadën e krijuar në Kuvend.
Ata e bojkotuan Kurtin pasi doli nga Kuvendi, menjëherë pasi dështoi zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare të mërkurën. / Gazeta Enigma.