“Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, – theksohet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim theksohet se e Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, dje ka bërë homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.
Më tutje, ambasada thotë se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.