Kryetari i Prishtiëns, Përparim Rama, i ka rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, teksa kanë filluar dhe kritikat për këtë veprim të tij, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka theksuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e tyre, atëherë do të intervenojë Policia.
“E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, ka thënë ai.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i aasamblistit të VV-së, Gëzim Sveçla, i cili e ka quajtur “mashtrues” Përparim Ramën.
“Kryetari mashtrues. Vazhdojnë përpjekjet për mashtrim nga ana e kryetarit, i cili paraqet angazhimin e policisë sekondare si polici komunale në shërbim të tij. Është e qartë se në këtë rast Përparim Rama, ka keqpërdorur kontratën për punë sekondare që Komuna e Prishtinës e ka me Policinë e Kosovës, ashtu siç kanë kontrata të tilla shumë institucione tjera të vendit”, tha ai.
“Përparimi edhe më parë ka mashtruar me deklarim publik, duke e quajtur Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit si “polici komunale të kryeqytetit”, ndërsa sot, prap duke mashtruar, tentoi ta ndërsyej një institucion qendror ndaj një institucioni tjetër qendror”.
Sipas tij “Policia është institucion qendror, me hierarki të qartë dhe funksionon si agjenci ekzekutive e Ministrisë së Punëve të Brendshme” e cila “i shërben vetëm ligjit dhe interesit publik e jo tekave personale dhe pretendimeve të pabazuara të individëve që i keqpërdorin për qëllime të përfitimit personal e klanor”. / Gazeta Enigma.