Analisti politik Shkëlzen Maliqi deklaroi të martën se se opozita do të duhej t’i hapte rrugë zgjedhjes së Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares, në mënyrë që të dëshmohet a i ka realisht LVV-ja votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri, shkruan Gazeta Enigma.
Maliqi shkroi në Facebook se qëllimi duhet të jetë që Kurti të matet për vota rreth formimit të Qeverisë.
“Opozita do të bënte mirë të lëshonte pe, kryetarllëku i Kuvendit i jep shumë pak pushtet Albulenës”, tha Maliqi.
“Qëllimi duhet të jetë hapja e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë se a i ka ai më shumë se 57 vota, le të provon krijimin e një qeverie të brishtë… Proverbi thotë ‘i mençuri lëshon pe…’”, vazhdoi ai.
“Komprometojeni andaj Albinin, e jo Albulenën, ajo është bërë rryfepritëse për lojën meskine të Albinit për të blerë kohë dhe komprometuar opozitën për bllokadën e Kuvendit”, shtoi tutje Maliqi. / Gazeta Enigma.