Krasniqi: I kërkoj falje popullit të Kosovës për talljen që LVV-ja po i bënë atyre

Krasniqi: I kërkoj falje popullit të Kosovës për talljen që LVV-ja po i bënë atyre



Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të radhës të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka theksuar se LVV-ja është “duke u tallur” me popullin e Kosovës, teksa i kërkoi falje popullit për situatën e krijuar.

LEXO EDHE: Bajrami pas dështimit të radhës së seancës: Situata është shëndërruar në një cirk

“Nuk mundet me kërku votat me zor, ky mentalitet i imponimit, i presionit dhe nënshtrimit duhet të marrë fund, dhe është e tepërt. Në emër të PDK-së shpreh keqardhje tek populli i Kosovës për këtë tallje që LVV-ja që po e bënë me të gjithë”, potencoi Krasniqi. / Gazeta Enigma.

LEXO EDHE: Seanca e radhës konstituive më 1 maj, në orën 10:00


Related Articles