Analisti i çështjeve të sigurisë Avni Islami ka thënë se armatimi që është konfiskuar për rastin në Banjskë të sulmit që ndodhi në shtator të vitit 2023, nuk ka hyrë për një periudhë të shkurtër.
“Armatimi që është konfiskuar në Banjska nuk është armatim që ka hyrë brenda një dite, apo brenda një muaji, ai armatim ka hyrë në vazhdimësi.
Ndër tjera, ai ka thënë se të gjithë e kanë ditur se armatim është duke hyrë nga Serbia në Kosovë.
“Për mënyrën se si ka hyrë armatimi në Kosovë, në analizën time del se për shkak që vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, dhe më pas kemi parë se sa rrugë alternative pas Basnjkës janë mbyllur, unë mendoj se ende ka rrugë të tilla”.
“Por unë mendoj se ende ka në komunat veriore armatim”, u shpreh Islami.