Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në Studime të Vushtrrisë, fëmijët brohorasin “Thaçi, Thaçi”

Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në Studime të Vushtrrisë, fëmijët brohorasin “Thaçi, Thaçi”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Kurti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili mbetet i bllokuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Pas përfundimit të Akademisë, në ambientet përreth u dëgjuan brohoritje nga fëmijë që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Më pas, edhe disa të pranishëm brohoritën në mbështetje të kryeministrit Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles