Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Rastet e reja janë identifikuar 7 në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Gjithashtu janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.