Më në fund s’ka kthim në pikën zero, OSHP jep dritën e gjelbër për renovimin e Stadiumit të Qytetit

Më në fund s’ka kthim në pikën zero, OSHP jep dritën e gjelbër për renovimin e Stadiumit të Qytetit

Realizimi i projektit për ndërtimin dhe ri-konfigurimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, sipas standardeve të UEFA-s, duket se më në fund do të fillojë.

Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e operatorit ekonomik “Raf II” SHPK, lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e këtij stadiumi.

Paneli shqyrtues ka vendosur që të mbetet në fuqi vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dhënien e kontratës.

Ndërkohë, ankesa e operatorit tjetër “Conex” L.L.C. është aprovuar pjesërisht, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar të prokurimit.

Renovimi i Stadiumit të Qytetit ua ka “zgjatur veshët” dy tifozërive –  “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, pasi që disa herë OSHP-ja e kishte kthyer projektin në pikën zero.

Related Articles