Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Këtë të shtunë në vendin tonë pritet të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të dobët shiu në pjesën e parë të ditës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërsa në orët e pasditës dhe mbrëmjes, pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16°C. /Gazeta Enigma/

Related Articles