Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave, raporton Gazeta Enigma.
Kallas derisa ishte në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian foli për pritshmëritë e Unionit për normalizim të marrëdhënieve.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, deklaroi Kallas.
Kurse presidenti francez Emmanuel Macron një ditë pas samitit kishte thënë se shpreson për rinisje të këtij procesi, ndërsa tha se do të vazhdojnë të angazhohen krahas partnerëve europianë që “gjërat të avancojnë në Kosovë”. “Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin”, kishte thënë Macron.