Nga Bashkimi Evropian kanë thënë se ndonëse heqja graduale e sanksioneve është paralajmëruar nga Shefja e Diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, heqja e tyre vazhdon të jetë e kushtëzuar me shtensionimn e gjendjes në veri.
“Përfaqësuesja e lartë e ka ngritur këtë çështje gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, javën e kaluar. Ajo njoftoi se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Dhe kjo është e kushtëzuar me vazhdimin e hapave drejt de-përshkallëzimit në veri”, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së, në një përgjigje për RTK-në.