Qeveria në detyrë mblidhet sot duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Enigma.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 10 pika.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.
Mes tjerash pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.