Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

Të hënën Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”.

Sipas tyre deri te dhuna erdhi pas një incidenti gjatë ndalimit të një qytetari për kundërvajtje në trafik.

Zyrtari është suspenduar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë. / Gazeta Enigma.

Related Articles