Time Kadrijaj: Mospërfitimi i fondeve nga BE-ja ka emrin “Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”

Time Kadrijaj: Mospërfitimi i fondeve nga BE-ja ka emrin “Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se mospërfitimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Planin e Rritjes, e ka emrin “Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”.

Këto komente, Kadrijaj i bëri pasi Serbia veç se ka pranuar fondet e para nga ky plan.

“Kosova ka vite që nuk po përfiton nga plani i zgjerimit por as nga fondet e Bashkimit Evropian për shkak se ne jemi vend i sanksionuar nga BE, për shkak të qasjes së kësaj qeverie dhe në vazhdimësi kemi humbë miliona për shkak të moskordinimit dhe mosbashkëpunimit me aleatët tonë që janë në Kosovë. Bota nuk sjellët rreth Kosovës, bota nuk sillet rreth Albin Kurtit”, tha ajo.

Related Articles