Ekipet e emergjencës në Izrael aktivizohen pas sulmeve të reja raketore nga Irani

Ekipet e emergjencës në Izrael aktivizohen pas sulmeve të reja raketore nga Irani

Ekipet izraelite të emergjencës janë mobilizuar drejt 10 lokacioneve të ndryshme pas raportimeve për ndikime nga vala e fundit e raketave të lëshuara nga Irani.

Agjencia e emergjencës Magen David Adom (MDA) njoftoi se pas aktivizimit të alarmeve, ekipet u vunë menjëherë në terren për të kontrolluar zonat ku kishte pasur raportime për dëmtime apo incidente.

Ushtria izraelite konfirmoi se sistemet mbrojtëse janë në funksion dhe po përpiqen të neutralizojnë kërcënimin, ndërsa paralajmëroi për një valë të re raketash, e para që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara njoftuan sulmet ajrore ndaj objektivave bërthamore iraniane, raporton CNN.

Gjithashtu, sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në Jordani, vend i cili ndodhet midis Izraelit dhe Iranit, duke shtuar tensionet në rajon.

Related Articles