UEFA njofton se kur dhe ku do luajnë ekipet kosovare në garat evropiane

UEFA njofton se kur dhe ku do luajnë ekipet kosovare në garat evropiane

UEFA ka konfirmuar vendet dhe oraret e ndeshjeve të skuadrave kosovare në garat evropiane.

Drita dhe  Malisheva do të zhvillojnë ndeshjet e para në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa Prishtina do ta luajë sfidën e parë në udhëtim.

Drita do të përballet me Differdange në raundin e parë. Ndeshja e parë luhet më 8 korrik në ora 20:00 në “Fadil Vokrri”. Takimi i kthimit zhvillohet më 15 korrik në ora 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Differdange.

Prishtina ndeshet fillimisht me Sheriff Tiraspol më 10 korrik, ora 19:00, në Sheriff Main Arena në Tiraspol. Ora për ndeshjen e kthimit ende nuk është konfirmuar.

Malisheva e nis aventurën ndaj Vikingur Reykjavik. Ndeshja e parë është më 10 korrik, ora 17:00, në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e kthimit luhet më 17 korrik në Víkingsvöllur, Reykjavik, ndërsa ora pritet të konfirmohet.

Ndërkohë, FC Ballkani do t’i nis garat nga raundi i dytë kualifikues, ndërsa terminet për ndeshjet e këtij raundi do të publikohen më vonë.

Related Articles