Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj po vazhdon takimet në lidhje me njohjen e patentshoferëve të Kosovës.
Së fundmi ai ka takuar edhe drejtorin në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit. Cufaj me këtë rast, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se janë afër njohjes reciproke të patentshoferëve.
Shkrimi i tij:
Takim Pune me z. Guido Zielke, Drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit. Jemi afër njohjes reciproke të Patentshoferëve!